Policia ndalon afër Fushë Kosovës shoferin duke vozitur 200 km/h

13:58 | 01 Dhjetor 2023
policia-ndalon-afer-fushe-kosoves-shoferin-duke-vozitur-200-km/h

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 197 km/h.

Vetura është ndaluar në aksin Vragoli-Fushë Kosovë, ku shoferi i saj është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Policia e trafikut ka shtuar aktivitetin e saj për të parandaluar aksidentet./Front Online

Komento: