
Sot me datë 28 dhjetor, rreth orës 05:50, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan ka ndaluar në fshatin Doberqan një veturë me targa të Serbisë, e cila kishte hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.
Sipas Policisë, në automjet ndodheshin pesë persona. Pas procedurave policore dhe paraqitjes së tyre para organeve kompetente, ndaj tyre është shqiptuar gjobë, ndërsa më pas janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar “Dheu i Bardhë”.
“Me datë 28.12.2025 rreth orës 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale. Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet nga Policia.
Policia ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore.