Policia ndalon vëllain e plaҫkitësit që humbi jetën sot në Istog

23:09 | 27 Dhjetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Istog, ku humbën jetën dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka kapur dy presona të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog, ku kanë mbetur pa shenja jete polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.

Polica ka treguar se njeri nga të kapurit është vëllai i Kamer Metajt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes.

Njëri nga personat e dyshuar tanimë të kapur (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i kapur (U. M.) është i afërm i tyre.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi.

Me vendim të Prokurorit kompetent, personave të kapur iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive lidhur me rastin.

Komento: