Policia në aksion, konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

09:36 | 22 Shkurt 2019

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, ka bërë që mallërat në Kosovë të futen përmes kontrabandës.

Gjatë ditës së djeshme Njësiti Patrullues i Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë me targa lokale që drejtohej nga një person i komuniteti serb.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mallra ushqimore dhe pije pa dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit mallrat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: