Policia në aksion, sekuestron në Pejë 1724 paketime medikamente pa banderola – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia në aksion, sekuestron në Pejë 1724 paketime medikamente pa banderola

15:39 | 27 Maj 2019

Policia e Kosovës, ka kryer një aksion të rëndësishëm.

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka realizuar një plan operativ për kontrollimin e disa lokacioneve në të cilat dyshohej për medikamente pa banderola me origjinë të dyshimtë.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar gjashtë lokacione, nga të cilat katër barnatore dhe dy shtëpi në qytetin e Pejës, me ç’rast janë gjetur njëmijë e shtatëqind e njëzet e katër (1724) paketime, ku përfshiheshin treqind e pesëdhjetë e tre (353) lloje të medikamenteve të ndryshme pa banderola, të cilat me procesverbal janë sekuestruar nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa zyrtarët e doganës këto medikamente i kanë pranuar në ruajtje dhe të njëjtat do të përdoren si dëshmi për procedurat e mëtutjeshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme si dhe është përpiluar shënim zyrtar për gjyqtarin e procedurës paraprake.

Komento: