Policia në Ferizaj realizoi 30 urdhëresa të gjykatave javën e kaluar

10:33 | 11 Mars 2024
policia-ne-ferizaj-realizoi-30-urdheresa-te-gjykatave-javen-e-kaluar

Policia rajonale në Ferizaj gjatës javës së kaluar realizoi 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se ky aksion do të vazhdojë edhe ne ditët në vijim.

“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi I urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës së kaluar, nga data 04- 10/03/2024 ka realizuar 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: