Policia në Ferizaj shqiptoi 5 mijë e 551 gjoba për kundërvajtje gjatë muajt mars

15:33 | 02 Prill 2024
policia-ne-ferizaj-shqiptoi-5-mije-e-551-gjoba-per-kundervajtje-gjate-muajt-mars

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 5 mijë e 551 gjoba për kundërvajtje gjatë muajit mars, ndërsa ka hequr 112 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1798 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 613 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 406 gjoba

Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 206 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 192 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 148 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 49 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 17 gjoba

– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 9 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 5 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2101 gjoba

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: