Policia: Në janar të 2024-tes janë evidentuar 24 lëmosh-kërkues

10:03 | 25 Shkurt 2024
policia:-ne-janar-te-2024-tes-jane-evidentuar-24-lemosh-kerkues

Gjatë vitit 2023 janë evidentuar mbi 350 persona si lëmosh-kërkues.

200 janë vetëm fëmijë.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Policia e Kosovës.

“Të evidentuar si lëmosh kërkues për vitin 2023 janë 364 persona. Fëmijë janë të evidentuar 200 e të rritur janë 164”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa, vetëm gjatë janarit të 2024-tes, 24 persona i ka evidentuar policia si lëmosh-kërkues.

“Gjate kësaj periudhe kohore janë të evidentuar gjithsej 24 persona. Fëmijë janë 11, ndërsa të rritur 13”, thuhet në përgjigje.

Komento: