Policia në Stançiq të Gjilanit konfiskon dy kallashnikovë dhe 137 fishekë, një në pranga

09:26 | 16 Nëntor 2025
Policia në Stançiq të Gjilanit konfiskon dy kallashnikovë dhe 137 fishekë, një në pranga

Mesditën e së shtunës, policia ka kryer bastisjes në disa prona në Stançiq të Gjilanit. Organet e rendit, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy kallashnikovë dhe 137 fishekë.

Me këtë rast, një burrë ka përfunduar në pranga, njofton raporti 24 orësh i policisë. I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Komento: