Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

09:40 | 13 Qershor 2026
policia-njofton-per-dy-raste-te-dhunes-ne-familje,-nje-grua-dergohet-ne-strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që janë raportuar të kenë ndodhur në vend.

Në raport shtohet se, rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë dhe Rahovec.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë  12.06.2026-12:20. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec  24.05.2026-16:50. Është raportuar rasti ku të përfshirë janë një ish qift bashkëshortor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Komento: