Policia njofton për një provokim nga pala serbe në Merdare: Land Roveri i xhamdarmërisë shkeli vijën kufitare

23:08 | 14 October 2024
policia-njofton-per-nje-provokim-nga-pala-serbe-ne-merdare:-land-roveri-i-xhamdarmerise-shkeli-vijen-kufitare

Policia e Kosovës njoton se sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe.

Aty shiheshin pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.

Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror, vlerëson policia.

“Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen  me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

Njoftimi i plotë:

Komento: