Policia njofton se mjekut që u arrestua për ryshfet iu sekuestruan para, pajisje mjekësore e telefon

09:15 | 05 Shtator 2023
policia-njofton-se-mjekut-qe-u-arrestua-per-ryshfet-iu-sekuestruan-para,-pajisje-mjekesore-e-telefon

Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut S.D., në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku thuhet se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 11:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me rastin e arrestimit të mjekut, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK), ku thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore./Front Online

Komento: