Policia nuk e ndal patrullimi gjatë orës policore

23:45 | 17 Prill 2021

Policia vazhdon patrullimin e vendit gjatë orës policore.

Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kanë për
qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave anti-Covid.

Kështu ka thënë Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik”, thuhet ndër të tjera.

Komento: