Policia nuk falë më: Numër i lartë i gjobave në trafik

09:35 | 20 Qershor 2021

Vazhdon gjobitja e pjesëmarrësve në trafik, brenda 24 orëve 1 mijë e 437 tiketa.

Policia e Kosovës është duke vazhduar fokusin në trafik.

Njësitë e Trafikut në kuadër të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 1 mijë e 437 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave përgjatë pjesëmarrjes në trafik.

Por në 24 orëshin e fundit në vend janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar, ndërsa 23 të tjerë me dëme materiale.

Komento: