Policia organizon trajnim për pjesëtarët e OSBE’së

15:08 | 18 October 2024
policia-organizon-trajnim-per-pjesetaret-e-osbe’se

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Njësive Speciale të PK-së, në kampin e njësive speciale ‘Vrella’ ka mbajtur trajnimin: “Trajnim bazik për monitorimin e tubimeve publike” për pjesëtarë të OSBE-së.

Përmes këtij trajnimi, që tashmë po zhvillohet për 8 vjet me radhë, Policia ka thënë për qëllim forcimin e kapaciteteve monitoruese dhe bashkëpunimit në situata publike.

“Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve iu prezantuan temat që ndërlidhen me psikologjinë e turmës dhe përgatitjet psikologjike, po ashtu u është bërë edhe demonstrimi i pajisjeve policore që përdoren nga njësitë përkatëse për menaxhimin e tubimeve publike. Në fund të këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësve u janë shpërndarë certifikata, si dhe i njëjti është vlerësuar lart nga pjesëmarrësit, pasi ndër të tjera përforcon edhe bashkëpunimin në mes të PK-së dhe OSBE-së”, thuhet në njoftim.

Komento: