Policia, pa info për të shtënat me armë tek klinika ku po qëndron i dyshuari “Italiani”

13:18 | 07 Gusht 2023
policia,-pa-info-per-te-shtenat-me-arme-tek-klinika-ku-po-qendron-i-dyshuari-“italiani”

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka thënë se jozyrtarisht ka kuptuar që jashtë Klinikës së Ortopedisë në QKUK të dielën në mbrëmje ka pasur të shtëna me armë.

Megjithatë, Policia e Kosovës nuk ka një informacion të till.

Polici ka thënë se nuk ka pasur raportime për të shtëna me armë.

Ndërsa, Jashanica ka thënë se janë shtuar forcat e policisë në këtë klinikë.

“Nga ekipi kujdestar jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo jozyrtarisht kemi dëgjuar se ka pasur të shtëna jashtë klinkës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai për EO.

Komento: