Policia parandalon dy gara shpejtësie në autostradë, shoferëve iu shqiptohen 14 gjoba

14:18 | 08 Dhjetor 2023
policia-parandalon-dy-gara-shpejtesie-ne-autostrade,-shofereve-iu-shqiptohen-14-gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar garat e shpejtësisë në dy lokacione në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”.

Policia tha se ka arritur të parandalojë garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar 14 gjoba.

“Me datën 07.12.2023  në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë. Njësitë policore në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba”, thotë policia në njoftim./Front Online

Komento: