Policia: Përleshja mes disa personave çoi në plagosjen e një personi në Suharekë

12:56 | 27 Dhjetor 2025

Policia është deklaruar lidhur me plagosjen e një personi sot në Suharekë.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka bërë të ditur se plagosja ka ardhur si pasojë e një përleshjeje mes disa personave, e cila ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë një person të plagosur.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyçi.

Komento: