Policia po e mbyllë komunën paralele në Skenderaj, shihen edhe pjesëtarë të EULEX

17:08 | 16 Tetor 2024
policia-po-e-mbylle-komunen-paralele-ne-skenderaj,-shihen-edhe-pjesetare-te-eulex

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se aktualisht po kryhet një bastisje në objektin e kësaj komune.

“Është një komunë paralele në veri që vepron për pikën e Skenderajt. Jemi futur brenda dhe po kontrollojmë; ka shumë mundësi që kjo komunë do të mbyllet,” tha Elshani.

Kjo vjen pas disa javësh nga mbyllja e komunave të tjera paralele që vepronin në veri të Kosovës.

Komento: