Dy persona kanë raportuar se ndaj tyre në Gjakovë, është shtënë me armë zjarri nga persona të panjohur, teksa ndodheshin në një veturë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
”Gjakovë 20.01.2025-16:54. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Në vendin e ngjarjes ishin njësitet përkatëse ku kanë gjetur disa gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”./Front Online/