Policia po heton rastin e vdekjes fëmijës në QKUK pasi u gjet në lumë

08:56 | 28 Janar 2026
policia-po-heton-rastin-e-vdekjes-femijes-ne-qkuk-pasi-u-gjet-ne-lume

Një fëmijë në Lipjan që ishte raportuar i zhdukur, u gjet në lumë. Por, pasi u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërroi jetë.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Hetim mbi vdekjen”.

“Lipjan 27.01.2026-NN. Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Komento: