Policia po heton vdek’jen e zyrtarit të saj që u gjet pa shenja jete në banesën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia po heton vdek’jen e zyrtarit të saj që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

08:38 | 05 April 2025
policia-po-heton-vdek’jen-e-zyrtarit-te-saj-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-ne-banesen-e-tij

Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë sot thuhet se vdekja e tij është duke u hetuar.

“Prishtinë 04.04.2025 – 14:40. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, tha policia.

Për këtë rast dje ka folur edhe Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili shprehu ngushëllime familjes e kolegëve të tij në polici.

‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, ka thënë ai.

Komento:
loading