Policia po kërkon tre të dyshuar në Vushtrri për vrasje në tentativë

10:09 | 14 Shtator 2021

Tre të dyshuar po kërkohen nga policia në Vushtrri për vrasje në tentativë.

Policia në Vushtrri është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur dje në rrugën “Ukshin Hoti”rreth orës 18:44.

Nga hetimet fillestare, ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitareve, të dyshuarit kane gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe si rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘’Adem Jashari’’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë.

Hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale.

Komento: