Dy persona janë prangosur për aksidentin në Gjilan.
Shoferi i kamionit dhe një bashkudhëtar janë arrestuar për aksidentin e sotëm në Gjilan, shoferi i kamionit dhe bashkudhëtari, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se me urgjencë njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
“Dyshohet se një kamion transportues, vozitësi i tij për shkaqe teknike është futur në drejtim të qendrës ku në mënyrë zinxhirore ka goditur një këmbësor, 10 vetura dhe një traktor. Policia i ka arrestuar 2 persona”, ka thënë ai.