Policia prangos dy serb në veri, kjo është arsyeja

08:10 | 16 October 2019

Këta janë dy serbët e prangosur në Veri dhe kjo është arsyeja e arr’estimit të tyre.

Zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, është personi i cili sot në orët e para të mëngjesit u arrestua nga njësia speciale e Kosovës.

Ky person dyshohet se gjatë rastit të gjatë privimit nga jeta të politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit, shkruan Express.

Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në kr’im të organizuar në këtë pjesë. Personi i dytë, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës në atë pjesë i cili po kërkohet për arrestim është shefi i operativës në atë zonë Zh.Bojiq. Ai ende nuk është kapur nga policia e Kosovës.

E ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Megjithëkëtë, detaje për këtë rast ka dhënë para pak minutave për Express, prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykats Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.

“Mund të ju konfirmojë rreth aksionit. Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë me fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vr’asjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrje në krim të organizuar”, ka deklaruar Hoxha për Express.

E ndërkohë në këtë aksion, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Baki Kelani zëdhënës në PK, i tha gazetës se personi i prangosur është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vr’asjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

Tutje ai deklaroi se gjatë këtij aksioni janë konfidkuar edhe armë të tjera si dhe municion.

“Gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë. Në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”, kanë sqaruar tutje për Express zyrtarët nga Policia e Kosovës.

E në lidhje me vr’asjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u privua nga jeta më 16 janar të vitit 2018.

Komento: