Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në rajonin e Gjakovës

09:51 | 12 Gusht 2023
policia-raporton-per-kater-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-rajonin-e-gjakoves

Vetëm për ditën e djeshme katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë Rajonale të Gjakovës.

Në Rahovec dhe Malishevë dy gra janë sulmuar nga vëllezërit e tyre, ku të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa pas një mosmarrëveshjeje tjetër në një familje më Rahovec dy meshkuj e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Edhe në Gjakovë një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën. Në të gjitha rastet të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje./Front Online

Komento: