Policia realizon aksion të gjerë në kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

21:51 | 13 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen insticionet.

Sot, policia e Kosovë bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private, shkruan lajmi.

Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Për këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Ndryshe, veç sonte u konfirmuan gjithësej 53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.

Komento: