Gjatë ditës së mërkurë policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë.
Në aksionin e realizuar janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.
Policia ka thënë se dyshohet se këta persona janë marrë me vepreën penale të prostitucionit.
“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”.