
Policia ka shpallur konkurs për të gjitha komunitetet për pranimin e zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.
“Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall: K O N K U R S Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.”