Policia shpall konkursin për policë të rinj pas dorëheqjeve të policëve serbë në veri

15:25 | 04 Janar 2023

Dorëheqjet e policëve serbë në veri, Policia shpall konkursin për policë të rinj.

Pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e policëve të rinj, raporton Express.

Në dokumentet që janë publikuar në faqen zyrtare, tregohen edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë.

“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

Komento: