Policia shqiptare ndalon 31-vjeçarin nga Kosova, nuk i deklaroi në kufi 14,000 funta dhe 2,600 euro

17:45 | 01 Tetor 2022

Nuk i deklaroi në kufi 14,000 funta dhe 2,600 euro, ndalohet nga policia shqiptare, 31-vjeçari nga Kosova.

Një 31-vjeçar nga Kosova është hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi 14,000 paund dhe 2,600 euro në kufirin e Morinës.

I riu me iniciale B. G., i cili lëvizte me automjetin tip “Porsche”, në vijën e dytë të kontrollit në Republikën e Shqipërisë iu bë kontrolli i detajuar, shkruan TopChannel, përcjell KlanKosova.tv.

Më pas policia gjeti paratë e padeklaruara në makinën e 31-vjeçarit, lindur në Kosovë dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Komento: