Policia shqiptoi mbi 1 mijë tiketa dje për qytetarët që nuk respektuan ligjin anti-COVID

10:31 | 29 Tetor 2020

Mbi 1 mijë tiketa u shqiptuan dje për qytetarët që nuk respektuan ligjin anti-COVID.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 281 raste të reja me COVID-19.

Që nga muaji mars, Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, teksa rreziku vazhdon të jetë aktiv.

Kësisoj që nga votimi i Ligjit për Parandalimin e virusit COVID-19 në Kuvendin e Kosovës, policia ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë ligj.

Gjatë orëve të fundit si pasojë e mos-respektimit të këtij ligji janë gjobitur 1 mijë e 180 qytetarë, transmeton lajmi.net.

Nga raporti 24 orësh i policisë u bë e ditur se në bazë të këtij ligji u shqiptuan mbi 1 mijë tiketa.

Komento: