Policia shqipton 687 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

12:56 | 23 Janar 2021

Shqiptohen 687 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, masa këto të marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm brenda një dite, Policia e Kosovës ka shqiptuar 687 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID-19.

Kujtojmë se 57 mijë e 317 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 447 persona kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 383 raste aktive.

Komento: