Policia shqipton afro 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCOVID-19

10:13 | 28 Gusht 2021

Policia e Kosovës vazhdon të jetë në krye të detyrës.

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore, të cilat po i gjobitin qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla. Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Komento: