Policia shqipton mbi 11 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID që nga hyrja në fuqi e masave të reja

13:26 | 02 Shtator 2021

Mbi 11 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID që nga hyrja në fuqi e masave të reja.

Hyrja në fuqi e masave të reja antiCOVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Që nga e hëna, kur edhe hynë në fuqi këto masa, janë shqiptuar gjithsej 11 mijë e 451 gjoba, përcjell Klankosova tv.

Gjatë kësaj periudhe, numër më të madh të gjobave pati në 24 orët e fundit, me gjithsej 4 mijë 263 gjoba.

Ndërkaq, gjatë së mërkurës janë shqiptuar 3 mijë e 981gjoba, të martën 2 mijë e 479, ndërkaq të hënën 728 të tilla.

Komento: