Policia sqaron “aksidentin” me karrocën e fëmijëve në Prishtinë

13:50 | 05 Tetor 2024
policia-sqaron-“aksidentin”-me-karrocen-e-femijeve-ne-prishtine

Një karrocë fëmijësh që u pa në rrugën “Ilir Konushevci” afër “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, fillimisht ngjalli dyshime se ajo është goditur nga ndonjë veturë.

Policia e Kosovës shpjegon se nuk ka ndodhur aksident, por se aty ka pasur një përleshje ku karroca është përdorur si mjet gjatë rrahjes.

Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv tutje tha se si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona.

“Lidhur me këtë rast deri më tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (njëri nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, shtoi ajo.

Komento: