Policia tenton ta arrestojë një person, pengohet nga katër të tjerë

09:38 | 19 Shtator 2023
policia-tenton-ta-arrestoje-nje-person,-pengohet-nga-kater-te-tjere

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Sipas policisë ata kanë penguar gjatë arrestimit të një personi tjetër.

I dyshuari më pas ia ka arritur që të arratiset.

“Gjakovë 18.09.2023 – 19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare për shkak se i kishin penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të një personi të dyshuar i cili ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka udhëzuar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Komento: