Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme, do të flasin Sveçla dhe Hoxha

16:08 | 30 November 2024
policia-therret-konference-te-jashtezakonshme,-do-te-flasin-svecla-dhe-hoxha

Policia e Kosovës do të mbaj sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo ëshë bërë e ditur përmes ftestës që kanë dërguar në media, e ku thuhet se konferenca i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.

Në konferencën e cila do të mbahet në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri, do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së.

Konferenca është paraparë të mbahet sot në ora 17:30.

Komento: