Policia thotë se ka dyshime që një person bëri sulmin në Gllogjan

00:00 | 27 Nëntor 2021

Policia dyshon se një person bëri atentatin në Gllogjan.

Një person po dyshohet që ka qenë kryerësi i atentatit me armë zjarri mbi autobusin në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi.

Kështu ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Pejës, Veton Elshani për KALLXO.com.

Sipas tij hetimet kanë nisur që nga marrja e informacioneve dhe është duke u vazhduar që të punohet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të gjithë rastin.

Ekipe të shumta policore, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur atentati ndaj autobusit.

Ekipet e Mjekësisë Ligjore janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke punuar në tërheqjen e trupit të pajetë të shoferit të autobusit i cili ka vdekur në vend nga plagët e shkaktuara.

Komento: