Policia tregon arsyen pse u arrestua me forcë personi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë

15:45 | 09 June 2021

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e personit te rrethi i flamurit në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje.

“I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë e Kosovës.

Përkundër rrethanave të krijuara, policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre.

Videon e arrestimit e gjeni poshtë linkut:

Komento: