Policia tregon çka u gjet në vendin ku u gjet i vdekur 10 vjeçari nga Malisheva

09:51 | 04 October 2021

Një 10-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, mesditën e së dielës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obksuion.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ne të dielën kemi raportuar lidhur me vdekjen e 10-vjeçar. Ai u gjet në një kabinë kamioni në Malishevë.

Komento: