Republika e Kosovës sot do të bëhet me ushtri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, në një bisedë për Gazetën Express tha se gjendja është e qetë, nuk ka probleme dhe policia po i kryen detyrat e saj.
“Mirë është dhe qetë ska asnjë pikë problemei, situata eshtë e qetë. Nuk pritet ndonjë telashe policia është duke i kryer detyrat e saja”, tha Hoti.
Ndryshe, Veriu i Mitrovicës ka gdhirë sot me flamuj të Serbisë, kjo si kundërpërgjigje nga ana e serbëve në lidhje me votimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që pritet të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës.