Policia tregon se si erdhi deri tek arrestimi i Meriton Mjekiqit

23:58 | 02 Mars 2021

Si erdhi deri tek arrestimi i Meriton Mjekiqit, flasin nga Policia.

Sipas burimeve moderatori Meriton Mjekiqi është arrestuar sonte në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se ka pasur një mosmarrëveshje në trafik në mes të dy drejtuesve të makinave.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thanë nga PK’ja.

Komento: