Policia jep detaje për aksidentin e veturës së policisë në Fushë Kosovë.
Sot në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë.
Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 15:20 në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme material”, ka thënë Borovci.
Bazuar në pamjet e publikuara, vetura e policisë ka goditur një pompë të derivateve, ndërsa nuk dihen arsyet e aksidentit.