Policia vazhdon aksionet, sekuestron aparate të kriptovalutave në Lipjan

22:50 | 24 Janar 2022

Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për sekuestrimin e aparate të kriptovalutave.

Policia ka njoftuar se kësaj radhe janë sekuestruar disa aparate të tilla në Lipjan.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.

Njoftimi i plotë:

Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutavePrishtinë, 24 janar 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjest së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Oepracioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me c’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.

Komento: