Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje

14:38 | 26 Shtator 2024
policia-vendos-pengesa-te-pjeserishme-te-ura-e-bernjakut,-elshani-jep-detaje

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, siç ka thënë, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, u shpreh Elshani.

Komento: