
Një kosovar është arrestuar në fshatin Qupevë të Klinës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që po e drejtonte, janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.
Ata dyshohet të kenë kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë dhe janë me origjinë nga Egjipti, transmeton klankosova.tv.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është ndaluar dhe në automjetin të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i janë gjetur gjashtë (6) shtetas të huaj pa dokumente personale, që dyshohet se të njëjtit e kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa ishin me origjinë nga Egjipti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj (6) janë dërguar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për procedura të mëtutjeshme”.