Policit serb ia djegin veturën me targa RKS, Sveçla thirrje Vuçiqit: Mos përkrah aktet e dhunshme dhe terroriste

16:30 | 19 Shtator 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se një oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat ia dogjën veturën me targat RKS

.

Përmes një postimi të bërë në Twitter, Sveçla ka thënë se një gjë e tillë është thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Kosovës.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiuq të mos përkrah aktet e dhunshme dhe terroriste.

“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së”, shkroi tutje ministri.

Komento: