Policja që vrau prindërit, vëllezërit dhe vetën, kishte këtë lidhje me Atifete Jahjagën

22:22 | 18 Shkurt 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi sot në Gjilan, ngjarje kjo e cila tronditi tërë vendin.

Valdete Bllaca është policja e cila vrau prindërit, dy vëllezërit e saj dhe në fund vetën, shkruan ORAinfo.

Vrasja e pesëfishtë u krye me armën zyrtare të polices.

Të afërm të viktimave kanë deklaruar se autorja e kësaj vrasje ka qenë e pa martuar.

Ndërsa burime të ORAinfo-s bëjnë të ditur se policja ishte e moshës mbi 40 vjeҫare.

Të njëjtat burime tregojnë se Valdete Bllaca kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku ishte në një gjeneratë me ish-presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Ndryshe, thuhet se kohën e fundit policja në fjalë ka marrë tretman mjekësor psikik./ORAinfo/

Komento: