Politikanët ‘e moçëm’, zgjedhjet e reja

08:04 | 10 April 2019

Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës mbahen me politikanët ‘e moçëm’.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen më 19 maj të këtij viti, përderisa Lista Serbe sot pritet ta marrë vendimin për pjesëmarrje ose bojkotim të tyre pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Edhe nëse nuk bojkotohen, zgjedhjet e majit pritet t’i rilegjitimojnë politikanët e njëjtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gati pesë muaj pasi kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, presidenti Hashim Thaçi të hënën caktoi 19 majin e këtij viti si datën kur do të mbahen zgjedhjet në këto komuna.

Por për të marrë një vendim se si të veprojnë më tutje, të marrin pjesë në zgjedhje ose jo, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pritet që sot të shkojnë në Beograd dhe të takohen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Tek pas konsultave me kreun e shtetit serb ata do të dalin me një vendim se si të veprojnë lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës Veriore, të Leposaviqit, të Zubin Potokut dhe të Zveçanit

Komento: